‘Profa’, afër marrëveshjes me Feronikelin
02 gusht 2019
| 13:12
KF Feronikeli sot e zyrtarizoi ndarjen me trajnerin Zekirija Ramadani, i cili e drejtoi skuadrën në rrugëtimin drejtë triumfit në kampionat dhe Kupë në Kosovë, por edhe në debutimin në arenën ndërkombëtare.
Pasardhës i Ramadanit në skuadrën e Feronikelit pritet të jetë trajneri i njohur në futbollin e Kosovës, Bylbyl Sokoli.
Gazeta ka mësuar se marrëveshja në mes “Profës” dhe skuadrës kampione është arritur, derisa kjo besohet se ka qenë edhe një prej arsyeve pse Sokoli nuk vendosi të vazhdon punën në skuadrën e Ferizajt.
/Epoka e re/