Profa i njohur Milazim Krasniqi godet emisionet sportive: Nëse mendojnë se i shikon ” i tërë populli” e gënjejnë veten!
Profesori i njohur, Milazim Krasniqi, i cili për shumë vjet ka udhëhequr Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ka kritikuar televizionet tona për formatin e emisioneve televizive.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se televizionet kosovare janë duke e zhgënjyer audiencën.
“Ne RTK, ne Klan, ne RTV 21, ne KTV, ne T7, ne TV Dukagjini, ne Kanal 10 dhe ne TeVe 1, emisione per futbollin, ne te njejtin termin, gati ne te njejtin format. Nuk e kuptoj kete politike editoriale, a behet per t’ia ” ngule” konkurences a pse? Audienca e ketij formati eshte e segmentuar, nese ndahet, te gjithe jane humbes. Nese mendojne se i shikon ” i tere populli” e genjejne veten. Nje pjese e madhe e audiences arratiset ne kanale te tjera dhe zor rikthehet. Nuk e di a behen hulumtime demografike per publikun a jo. Por, konkurenca ne stilin “secili kunder secilit” nuk duket politike e mencme editoriale. Ju po dini, ju grahni, ama publikun po e deshperoni dhe po e largoni. Qurkuzi sportiv po vazhdon”, ka shkruar Krasniqi.