‘Profa’: Kampionati duhet të vazhdojë, por jo me këtë sistem
Debati rreth shpalljes së kampionëve, në rast se eventualisht nuk mund të përfundojnë kampionatet për shkak të koronavirusit, po vazhdon gjithandej, pra edhe në Kosovë.
Mendimet janë nga më të ndryshme, ndërsa lidhur me këtë temë, mendimin e tij e ka dhënë edhe trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli.
Në një prononcim për Insportin, ai ka thënë se kampionati duhet të përfundojë, por të gjindet mënyra më e mirë për të arritur këtë qëllim.
“Kampionati i Kosovës mund të vazhdojë, por assesi me sistem të njëjtë të zhvillimit të garave. Duhet të përgatitet një sistem i ri i garave, që respekton pozitën në tabelë, numrin e pikëve dhe golaverazhin. Mendoj që do të ketë sistem me plejof dhe plejaut”, ka thënë Sokoli për Insporti
“Kampionati i Kosovës mund të vazhdojë, por assesi me sistem të njëjtë të zhvillimit të garave. Duhet të përgatitet një sistem i ri i garave, që respekton pozitën në tabelë, numrin e pikëve dhe golaversazhin. Mendoj që do të ketë sistem me plejof dhe plejaut”, ka thënë Sokoli.
Më tej ai ka shtuar që, gjithsesi duhet respektuar vendimi që merret nga UEFA.
“Nëse UEFA vendos që kampionati të ndërpritet, atëherë këtë vendim duhet respektuar. Dhe, me pas dihet kush luan në Evropë, kush largohet nga kategoria…”.
Ai ka folur edhe për çështjen e pagave.
“Të gjithë, futbollistë, trajnerë, fizioterapeutë, administratorë… të klubeve duhet të kompensohen. Në kompensim duhet të ndihmojnë Ministria e Sportit, Federata e Futbollit e Kosovës por edhe klubet”, ka theksuar Bylbyl Sokoli.