‘Profa’ prezantohet te Malisheva
Trajneri i njohur në futbollin e Kosovës, Bylbyl Sokoli është prezantuar te skuadra e Malishevës.
Klubi që bën gara në Superligë e vlerëson lartë trajnerin e ri, duke e quajtur si ndër më të mirët në vend. Derisa presin edhe një sukses në elitë në krye me Sokolin.
“Bylbyl Sokoli është padyshim njëri nga trajnerët më të mirë në Kosovë. Ka një përvojë impresive ku ka menaxhuar Top Klubet Kosovare si Prishtina, Gjilani e Llapi. Gjatë përvojës së tij si trajner, ai u mësoi sportistëve disiplinë, punë të palodhur dhe përkushtim dhe kjo reflektohet jo vetëm në performancat e tyrë në lojë e stërvitje, por edhe në qëndrimet e tyre në jetën e përditshme. Aftësitë e tij të shkëlqyeshme të organizimit dhe menaxhimit së bashku me pasionin e tij për përsosmëri janë motivuese. Arritja e marrëveshjes me trajnerin Sokoli është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit. Trajnerit i urojmë mirëseardhje në klub dhe presim me padurim të punojmë me të”, thuhet në njoftimin e Malishevës.
/Epoka e re/