Profecitë e Baba Vangës janë tragjike për vitin 2024
Në të kaluarën, sipas disave, ai kishte parashikuar rënien e Kullave Binjake, cunamin e vitit 2004 në Oqeanin Indian, shpërthimin e Covid-19 dhe luftën në Ukrainë. Në Twitter janë rindërtuar profecitë e Baba Vangës për vitin 2024.
Bota po mban frymën për trashëgiminë e “Nostradamusit të Ballkanit”, mistikes bullgare Vangelia Pandeva Dimitrova, e cila vdiq në vitet 1990. Ajo u verbua qysh në moshën 12-vjeçare gjatë një stuhie rëre dhe thuhet se filloi të shihte vizione e të fliste me të vdekurit, të cilët i dhanë të dhëna për të ardhmen.
Parashikimet e saj për vitin e ardhshëm janë drithëruerse: një tërmet shkatërrues do të trondisë SHBA, i cili do të ndryshojë rrjedhën e ujërave të Misisipit; dëme të mëdha materiale dhe, akoma më keq, humbje jetësh. Për më tepër, do të përballemi me “një krizë ekonomike globale deri në vitin 2024, e cila do të prekë seriozisht shumicën e vendeve”.
Por nuk priten vetëm fatkeqësi dhe zymtësi, sipas parashikimeve të saj: “Në vitin 2024 do të bëhen zbulime shumë të rëndësishme në fushën e mjekësisë, të cilat do të na lejojnë të gjejmë një kurë për sëmundje që deri më tani nuk ka, si kanceri dhe HIV. Ky do të jetë rezultat i përpjekjeve dhe kërkimeve shumëvjeçare”.