Profesionet më të paguara në ShBA
Kompania “Glassdoor”, e cila merret kryesisht me tregun e punës dhe kërkesat e tij, ka publikuar një raport, ku ka treguar se cilat janë profesionet më të paguara në vitin 2017 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Sipas raportit të kësaj kompanie, mjekët, avokatët, menaxherët e kërkimit dhe zhvillimit si dhe dizajnerët posedojnë pagat më të larta, raporton “Epoka e re”.
Më poshtë janë profesionet më të paguara në ShBA:
Paga e mjekut
Paga mesatare: 180.000 dollarë
Jo vetëm që është puna më e paguar në ShBA, por punësimi për mjekët parashikohet të rritet 14 për qind nga 2014 në 2024, dy herë më shpejt se mesatarja për të gjitha profesionet, sipas Byrosë së Statistikave të Punës në ShBA.
Paga e avokatit
Paga mesatare: 144.550 dollarë
Paga në këtë profesion mund të ndryshojë varësisht se cfarë ligji ju praktikoni, por gjithsesi paga mesatare është mjaftë e lartë, gjë që e bënë profesionin e avokatit vendin e dytë më të mirë në Amerikë, transmeton “Epoka e re”.
Paga e menaxherit të zhvillimit të softuerit
Paga mesatare: 132.000 dollarë
Menaxherët e zhvillimit të softuerit zhvillojnë dhe mbikëqyrin sistemet që qëndrojnë pas programeve kompjuterike. Perspektiva për këtë punë është e ndritshme, pritet të rritet 17 për qind nga 2014 në 2024.
Paga e IT menaxherit
Paga mesatare: 120,000 dollarë
Menaxherët e teknologjisë së informacionit sigurojnë që të gjithë pajisjet, programet dhe rrjetet e kompanisë së tyre të funksionojnë pa probleme, dhe ata i kryejnë qëllimet IT të organizatës. IT menaxherët zakonisht kanë një diplomë bachelor në fushë së bashku me aftësi të ndryshme teknike.
Paga e farmacistit
Paga mesatare: 118.000 dollarë
Farmacistët janë të paguar mirë, por mund të kenë orë të gjata dhe mund të kenë për të punuar me ndërrime në fundjavë. Ata duhet të kenë një diplomë doktorate në praktikë.
Paga e menaxherit të financave
Paga mesatare: 115.000 dollarë
Menaxherët e financave bëjnë raporte financiare, aktivitete të investimeve direkte dhe zhvillojnë strategji dhe plane për qëllimet financiare afatgjata të organizimit të tyre. Ata zakonisht kanë pesë ose më shumë vite përvojë në financa, kontabilitet ose në një fushë të ngjashme, përveç një diplome bachelor.
Paga e menaxherit të rrezikut
Paga mesatare : 115.000 dollarë
Menaxherët e rrezikut merren me sigurimin, përgjegjësinë dhe pajtueshmërinë ligjore. Funksioni i punës dhe kërkesat e arsimit ndryshojnë shumë, varësisht nga industria.
Paga e drejtorit kreativ
Paga mesatare: 115.000 dollarë
Drejtorët kreativë kryejnë iniciativa të reja të marketingut për një kompani, duke u quajtur dhe dizajner. Kërkesat e punës ndryshojnë, por një përvojë pune në dizajn mjafton.