Profesionistët shëndetësorë vazhdojnë të marrin vaksinën kundër Covidit
01 prill 2021
| 23:18
Ka vazhduar për të tretën ditë me radhë vaksinimi kundër Covid-19 i profesionistëvë shëndetësorë në Kosovë.
“Mantelbardhët janë aseti kryesor që ka vendi ynë në luftën kundër koronavirusit dhe mbrojtja e tyre përmes vaksinimit fuqizon linjat e mbrojtjes kundër Covid-19”.
“Me shembullin personal duke u vaksinuar, profesionistët shëndetësor po japin mesazhin e rëndësishëm për vaksinimin si njërën nga mënyrat më efikase për t’u mbrojtur nga virusi për shkëputur zinxhirin e përhapjes së tij në mesin e komunitetit mjekësor”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.