Profesor Ahmet Qeriqi vendosi të ikë në ditën e mësuesit e diten e fishekzjarreve!

08 mars 2025 | 22:55

Lajmi për ikjën nga kjo botë e bacës Ahmet më ka këputë shpirtin jo vetëm mua e familjës s‘ime, por edhe shumë shokëve të idealit anë e këndë Atdheut ku shqip flitet. Trojet shqiptare humbën një argat të Atdheut i cili pa pushue për 63 vite me radhë nuk u lodh e, nuk pushoj, pa prëtesë  e pa pagesë në shërbim të kombit e Atdheut.

Aty ku e kërkoj nevoja e Atdheut,herë me ditarë në dorë për t‘i edukuar shumë breza nxënësish në rrugën e atdhedashurisë e, here para gjykatoreve serbe me kombësi shqiptare duke i mbrojtur pa pikë droje aspiratat e popullit tonë.Herë me pendë e, here me pushkë duke u bërë simbol qëndrese e,shembull për çlirimtarët ku pjesa dermuese ishin nxënësat e tij të dikurshëm.

E nga 4 janari i vitit 1999 duke e mbrojtur nga çdo e ligë luftën e drejtë të Ushtrisë tonë Çlirimtare, Baca Ahmet lindi në luftë u, rritë në luftë e me luftën, ishte në front e me frontin, e iku nga kjo botë prap duke luftuar e duke qënduar me kurrizin e tij të çelikt por, i pa thyshëm e i pa kthyeshëm në drejtimin për të unifikuar një Shqipëri të katër vilajeteve, një flamur, një ushtri e një Kushtetutë!

Prandaj ju lutemi shumë,familje e bacit Ahmet, Ju djem e çika të Tijë, ju nipa e mbesa të Tijë, Ju shokë të ilegales e të idealit të bacës, Ju bashkëluftëtarë e bashkluftetare, Ju bashkëpuntorë të Radio Kosovës së lirë, e Ju bashkpunëtorë të TV DIellit, Ju shiques e ndëgjues  të rregullt të RKL-së e TV Diellit, e Ti Shqipëria mëmë e Ahmet Qiriqit që aqë shumë të deshi; pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen e këti burri të dheut e Atdheut!

Dhëmbjen ta ndajmë së bashku e ta kthejmë në forcë siç na ka mësuar baca!

Nder e lavdi jetës heroike të Ahmet Qeriqit!

Mehmet Musa me familje!

Mërgim me, 7 mars 2025

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imer Xhemail Lladrovci 1. Në fund të dhjetëvjeçarit të shekullit…