Profesor Elshani pjesë e Forumit të OKB-së
15 dhjetor 2017
| 11:44
Profesori i Shkencave Kompjuterike, dr. Driart Elshani, është ftuar që të flasë në Forumin e OKB-së për Qeverisjen e Internetit në Gjenevë të Zvicrës.
Prezantimi i tij në temën “Open Data the Case of Kosovo” (Të Dhënat e Hapura Rasti i Kosovës) do të mbahet të martën më 19.12.2017 në orën 9:00 në pallatin e kombeve në Gjenevë.
Kjo është hera e parë që një pjesëmarrës nga Kosova do të flasë në një forum të tillë të OKB-së ku marrin pjesë palët e interesit nga e gjithë bota për të diskutuar për të dhënat e hapura, sigurinë kibernetike dhe tema tjera që ndërlidhen me qeverisjen e internetit.