Profesor Eqrem Zenelaj sjell pikturat e Skënderbeut nga Vjena
18 dhjetor 2018
| 11:13
Profesori Eqrem Zenelaj në shënimin e 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut i ka dhuruar Ipeshkvisë së Kosovës 10 kopje të botimit të librave të tij, duke përfshirë edhe librin ku i ka përmbledhur fotografi të ndryshme të heroit tonë kombëtar.
Zenelaj përveç librave ka sjellë edhe tri piktura të Skënderbeut nga qyteti i Vjenës.
Këto dhurata i ka çmuar lartë ipeshkvi Don Lush Gjergji.
Ipeshkvia ka thënë se kjo punë është shumë e rëndësishme për shumë breza të rinj që të njohin historinë dhe veprën e Skënderbeut.