Profesor Gruda: Ish-komisioni caktoi kufi të ri me Malin e Zi
26 dhjetor 2017
| 12:42
Anëtari i Komisionit për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës me Malin e Zi, profesor Zejnullah Gruda, ka thënë se ish-komisioni për demarkacion ka caktuar kufi të ri me Malin e Zi.
“Ne mundemi për të përfunduar se është bërë një punë joprofesionale nga komisioni paraprak”, ka thënë Gruda në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, ku po shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas tij, dy komisionet e kaluara, ai i Kosovës dhe ai i Malit të Zi, kanë bërë punë të ndryshme.
Gruda ka deklaruar se është bërë gabim që është pranuar kadastri, si metodë për caktimin e kufijve, ngase kufijtë është dashur të caktoheshin mbi bazën e parimeve të së drejtës ndërkombëtare.