Profesor Millaku: Mbrojtja e Kosovës është punë vetëm për një president të fortë siç është Ramush Haradinaj
Kandidati për deputet i AAK-së, Shkelqim Millaku, në fjalimin e tij gjatë fushatës zgjedhore në Klinë, tha se mbrojtja e Kosovës është punë vetëm për një president të fortë siç është Ramush Haradinaj.
Millaku ka thënë se AAK-ja ka në listën e saj më të mirë zgjedhore me ekspertë të fushave të ndryshme, që mbulojnë programin e kësaj partie.
“AAK, me strukturën dhe liderin e saj, Ramush Haradinaj, kanë hartuar listën për kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës, e cila listë ka ekspertë që mbulojnë të gjitha fushat të programit tonë”, tha Millaku.
Ai ka theksuar se AAK-ja ka program për zhvillim ekonomik, program për ruajtjen e sovranitetit shtetëror.
“AAK ka program për zhvillim ekonomik, program për ruajtjen e sovranitetit shtetëror, program për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e ushtrisë tonë në NATO. Program premtues për shëndetësi dhe arsim cilësor. Mbrojtja e Kosovës është punë vetëm për një president të fortë siç është Ramush Haradinaj”, u shpreh Millaku.
Shkëlqim Millaku është profesor universitar dhe kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, ai mban numrin 54.