Profesor Millaku merr përkrahje për deputet edhe nga qytetarët e Mitrovicës

06 shkurt 2021 | 23:16

Kandidati për deputet i AAK-së, profesor Shkelqim Millaku, ka vazhduar aktivitetet e tij elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se pjesa e Mitrovicës së veriut i ka dhënë mbështetje kandidaturës së tij për deputet.

Millaku, i cili në listën e AAK-së mban numrin 54, banorët e kësaj pjese i ka garantuar se do të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Profesor Millaku po merr përkrahje të madhe edhe nga fshatrat e Klinës.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur miq,

Pjesa e Mitrovicës se veriut na tha po mbështetjes sime për deputet.

Aty gjeta një pritje shumë të ngrohtë nga banorët e asaj pjese dhe nga kryetari i AAK-së në pjesën veriore z. Gëzim Alushi. Gjatë bisedës u njoftova me brengat dhe nevojat që ata kishin. Faleminderit të gjithë juve për pritjen dhe respektin që më dhatë sot. Ju garantoj se do të jam zëri i juaj në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

I juaji

Shkelqimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari në një postim…