Profesor Nexhat Krasnqi, heroi i kohës së okupimit, ofroi shtëpinë e tij në shërbim të shëndetit të qytetarëve
Periudha e okupimit serb ishte në Kosovë krijoji situatë tejet të rëndë për shqiptarët të cilat ishin të mbërthyer nën kthetrat e pushtuesit dhe nuk kishin çasje në asnje shërim, përfshirë edhe atë shëndetësor.
Por ishte vete populli, njerëzit humanitar e me shpirt kombetarër ata që organizuan sistemin parallel të arsimit dhe shëndetësisë.
Derisa institucionet shëndetësore ishin të okupuara nga okupatori serb, zgjidhja për shërbime shëndetësore ishin shtëpitë private të qytetarëve që u bënë shpëtimi i gjithë shqiptarëve që atë kohë kishin nevojë për shërbime shëndetësore nga shërbime më të thjeshta të kujdesit parësorë deri tek shërbimet e shëndetësisë terciare.
Kujtojmë se falë punës së palodhshme të mjekëve e stafit teknik mjekësor, ishin qytetarët ata të cilat lëshuan shtëpitë e tyre në shërbim të popullit për ata që kishin nevojë për shërbime shëndetësore.
Pra me vullnet të madh e punë të palodhshme, gate okupimit në Kosovë funksionoi si është me se miri shërbimi shëndetësor himanitar “Nëna Terezë”.
Pra, një shërbim të tille atë kohë per popullin e tij e bëri edhe Nexhat Krasniqi, i cili lëshoii shtëpinë e tij për hapjen e ambulancës per shërbime mjekësore per qytetarët e vendit.
Duke kujtuar dhe nderuar e respekt për të gjithë ata që shtëpitë i lëshuan për ambulanca, kujtojmë kështu edhe prof. Nexhat Krasniqin, i cili dha shtëpinë e tij në shërbim të Shoqatës per shërbime shëndetësore “Nëna Terezë”.
Në 11-vjetorin e shuarjes së tij, familja e ka kujtuar profesorin me fjalët më të dashura.
“Koha po kalon, por dhimbja për ty jo, më i nderuari ynë. Të përkujtojnë më të dashurit në 11 vjetorin e ndarjes nga ne. Na mungon shumë”, shkruan familja Krasniqi në përkujtim.