Profesor Pashko Camaj mban ligjëratë në Tiranë për shëndetin dhe parandalimin e faktorëve negativë të shëndetit
Prof. dr. Pashko Camaj, ekspert i njohur i shëndetit publik, me punë në New York, ka mbajtur një ligjëratë në Tiranë, për shëndetin global, rëndësinë e të kujdesurit për natyrën dhe parandalimin e faktorëve negativë që ndikojnë në shëndetin e njerëzve.
Sipas prof. Camaj, lidhja simbiotike mes natyrës dhe njeriut ndikon edhe në shëndetin e njeriut dhe shoqërisë.
Universiteti Bujqësor i Tiranës, lidhur me ligjëratën e prof. dr. Camaj, ka lëshuar kumtesën në vijim:
Në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Prof. Pashko Camaj nga William Paterson University, USA ka mbajtur një leksion të hapur mbi shëndetin global, rëndësinë e të kujdesurit për natyrën dhe parandalimin e faktorëve negativë që ndikojnë në shëndetin e njerëzve.
Bazuar në studimet e tij të Doktoraturës pranë Universitetit të Columbias në New York të SHBA, ai referoi për studentët efektet e ndotjes nga plumbi dhe ndikimet e tij në presionin e gjakut, në grupe të ndryshme popullatash në Republikën e Kosovës.
Sipas tij, lidhja simbiotike mes natyrës dhe njeriut ndikon edhe në shëndetin e njeriut dhe shoqërisë.
Camaj zhvilloi një takim edhe me Rektorin e UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallakun ku diskutuan rreth qasjes së Universitetit në implementimin e infrastrukturës moderne në funksion të mirëqënies së natyrës dhe shëndetit publik.