Profesor Rusinovci përkujton akademik Remzi Bakallin

17 dhjetor 2017 | 14:08

Profesori i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Imer Rusinovci, ka përkujtuar akademik Remzi Bakallin në 10-vjetorin e vdekjes së tij.

“Në këtë 10-vjetor të vdekjes së akademik Remzi Bakallit, e kam të pamundur të shpreh dhimbjen e përjetshme për të, sepse e kisha vështirë të gjeja fjalët e duhura edhe dikur kur e kisha përballë në tryezë, pavarësisht se në bisedë ofronte gjithmonë modestinë e barabartë. Doajeni i bujqësisë kombëtare, akademik Remzi Bakalli ishte më shumë se një profesor, njeri i madh i mendimit shkencor, reformator e prijatar në agronomi, mësimdhënës që e donin me shpirt studentët dhe e respektonin të gjithë”, ka thënë ai.

Rusinovci ka thënë se këshillat dhe mendimet e akademik Bakallit kanë qenë të mençura, të pjekura dhe kuptimplota.

“Falënderim i veçantë për veprat e tij që do të ndriçojnë gjithmonë në agronomi. Studentët, miqtë dhe dashamirët që e çmuan, vlerësuan dhe respektuan shumë profesor Remziun, asnjëherë s’do ta harrojnë këtë mendjendritur, ‘enciklopedistin e dijes’, intelektualin e rangjeve të larta dhe profesorin e papërtuar, për të na ndihmuar në çdo kohë. I përjetshëm qoftë kujtimi për akademik Remzi Bakallin!”, ka deklaruar Rusinovci.

 

Image may contain: 1 person, closeup

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri herë radhazi golashënuesi më i mirë në Superligën e…