Profesor Sinani: Do ta mbështes Qeverinë Kurti pasi e dua Kosovën Republikë moderne e demokratike
Profesori universitar, Arsim Sinani përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka shkruar ‘Republika sot i përmbylli llogaritë me Qeverinë pandemike e jodemokratike. Republika e Kosovës e fitoi Qeverinë demokratike e popullore të Albin Kurtit. Shqiptarët presin ndryshime dhe qeverisje shembullore’.
Sinani më tej thotë që Sovrani foli me 14 shkurt. Si qytetar i devotshëm e dua vendin tim
ta shoh me institucione te forta, të besueshme në shërbim te idesë shqiptare. Më poshtë e keni edhe shkrimin e plotë:
Republika sot i përmbylli llogaritë me Qeverinë pandemike e jodemokratike. Republika e Kosovës e fitoi Qeverinë demokratike e popullore të Albin Kurtit. Shqiptarët presin ndryshime dhe qeverisje shembullore. Sovrani foli me 14 shkurt. Si qytetar i devotshëm e dua vendin tim ta shoh me institucione te forta, të besueshme në shërbim te idesë shqiptare. Pritjet janë të mëdha por realiste, tash më ska asnjë pengesë për realizimin e një programi që shqiptarin e bën funksional dhe të dobishëm. Do ta mbështes Qeverinë Kurti pasi e dua Kosovën Republikë moderne e demokratike.