Profesor Smajljaj sulmohet nga qentë endacakë: Shyqyr Zotit ia dola të iku
17 maj 2022
| 11:18
Profesori universitar, Avdi Smajlaj, ka bërë me dije se sot në mëngjes është sulmuar nga qentë endacakë, në Prishtinë.
Ai ka thënë se për fat të mirë ka arritur të ikë nga ta pa ndonjë pasojë.
“Sot rreth orës 4:30 në mëngjes jam sulmuar nga një llavë qenësh endacakë, në hyrje të stacionit të autobusëve, nën urë. Shyqyr Zotit ia dola të iku, pa pasoja fizike në trup, me goxha njëfarë frike po (edhe pse shqiptari nuk frikësohet), dhe të futem në oborrin e stacionit, nga ku ata pastaj u larguan”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.
Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem i madh për qytetarët e Prishtinës dhe jo vetëm. Shumë qytetarë janë sulmuar nga ta duke marrë edhe lëndime trupore.