Profesoresha e Fakultetit të Filologjisë prof. asoc. dr. Vjosa Hamiti mbajti ligjëratën “Modaliteti në linguistikë” në Universitetin e Vjenës
Me ftesë të Universitetit të Vjenës, Institutit të Gjermanistikës, dje, më 29.11.2022 prof.asoc.dr. Vjosa Hamiti mbajti ligjeratën “Modaliteti në linguistikë”.
Ajo foli për domenin e modalitetit në gjuhësi, term i cili hyri në gjuhësi nga filozofia, më saktësisht nga logjika modale.
Në lingusitikë modaliteti shoqërohet me vështirësi të shumta.
Në njërën anë shumëllojshmëria e emërtimit dhe ndarjes së modalitetit, por edhe përkufizimi i modalitetit konsiderohet edhe sot si sfida më e madhe në gjuhësi.
Svensen (1991) me të drejtë konstaton se ka po aq shumë përkufizime (definicione) për modalitetin sa edhe gjuhë. Sfida tjetër e domenit të modalitetit janë mjetet gjuhësore përmes së cilave shprehet modaliteti.
Prof.asoc.dr. Vjosa Hamiti ka përfunduar studimet doktorale dhe postdoktorale në Universitetin e Vjenës.
Sipas saj, është nder i madh por edhe kënaqësi të mbashë ligjëratë para studentëve të Gjermanistikës të Universitetit të Vjenës.