“Profesoresha” e Grande Fratello-s zbulon pasionet e saj (Foto)
02 maj 2019
| 16:45
Ambra Lombardo është bërë e famshme pasi kishte marrë pjesë në një nga edicionet e reality show-t Grande Fratello në Itali, ku ia kanë vënë edhe pseudonimin “profesoresha”.
Kjo pasi Ambra kishte pasion të shkruante letra dhe histori, dhe dashuronte arkeologjinë, por së fundi bukuroshja italiane ka zbuluar pasionet e saj të reja.
Bëhet fjalë për modelingun dhe motorin “Harley Davidson”, ndërsa në një intervistë për mediet rozë në Itali ka treguar se ka nisur punën si modeluese, për të blerë sa më shpejt motorin e saj të preferuar.
Ambra ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish në rrjetet sociale, ku jo rrallë shpërndan foto që ngacmojnë fantazinë e meshkujve.