Profesoresha e UP-së, pas disa ditë ecjesh mjaft sfiduese, ngjitet në Kilimanjaro
23 janar 2024
| 13:24
Duke nisur një seri ecjesh të vështira dhe sfiduese gjatë disa ditëve, prof. Hasnije Ilazi, profesoreshë e filozofisë në Fakultetin Filozofik të UP-së, arriti të pushtojë majat e larta të Kilimanxharos, mali më i lartë në Afrikë.
Kulmi i udhëtimit të saj e dërgoj atë në majën, e vendosur në një lartësi prej 5895 metrash.
Ngjitja e profesoreshës Hasnije Ilazi ishte me një kauzë për ngritje të cilësisë në arsimin e lartë, me theks të veçantë në UP.
Përkushtimi i profesoreshës Hasnije Ilazi për ngritjen e niveleve në arsimin e lartë, dëshmon përkushtimin e saj ndaj ekselencës akademike dhe kërkimit të dijes.