Profesorët dhe mjekët i bashkohen protestës së studentëve kundër Vuçiqit
Profesorët dhe hulumtuesit e Universitetit të Novi Sadit kanë organizuar sot një marsh në mbështetje të studentëve që po protestojnë tash e disa javë kundër qeverisjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Të gjithë janë mbledhur në orën 11:30 para ndërtesës së Akademisë së Arteve, nga ku kanë ecur deri në kampus, shkruan danas.rs
Në sheshin para Fakultetit të Mjekësisë, nga ora 10:45, janë mbledhur punonjës të shëndetësisë, mjekë, stomatologë, farmacistë, teknikë mjekësorë, fizioterapistë dhe të tjerë dhe janë nisur në marsh proteste drejt Akademisë, të cilëve u janë bashkuar edhe profesorët për të shkuar deri tek kampusi.
Pas 15 minutash heshtje, e cila filloi në nderim të 15 viktimave të shembjes së strehës së jashtme prej betoni në Stacionin e Trenit në Novi Sad, kolona u nis drejt kampusit.
Kujtojmë se studentët nuk janë të kënaqur me qeverisjen e Vuçiqit dhe po kërkojnë ndryshime radikale në fusha të jetës.
Ndryshe, studentët po kërkojnë edhe drejtësi për 15 viktimat e Novi Sadit. /Telegrafi