Profesorët e Fakultetit Juridik të gatshëm të japin kontributin e tyre për politikën ndëshkimore

30 nëntor 2021 | 17:09

Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci, bashkë me përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë, John Hanley dhe Benina Kusari, kanë zhvilluar një takim me profesorët e katedrës penale të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, me të cilët është diskutuar rreth politikës ndëshkimore në Kosovë dhe mundësisë së bashkëpunimit të ndërsjellët.

Kryetari Peci i njoftoi profesorët me hapat që Gjykata Supreme, me mbështetje të Ambasadës Amerikane, i ka ndërmarrë në përpjekje për të unifikuar politikën ndëshkimore në vend.

Një elaborim i shkurtër u dha për Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore dhe punën e Komisionit Konsultativ për Politikë Ndëshkimore.

Dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka dhe të gjithë profesorët e katedrës penale në Fakultetin Juridik, u shprehën të gatshëm për bashkëpunim, qoftë për të kontribuar në revidimin e Udhëzuesve aktual, qoftë për të gjetur mënyrat më të përshtatshme që në kurrikula të përfshihet politika ndëshkimore në Kosovë, me fokus në Udhëzuesit e Gjykatës Supreme.

Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane ritheksuan mbështetjen e tyre në këtë iniciativë duke potencuar sa dobiprurëse do të ishte përvetësimi i njohurive të reja për studentët nga fusha e politikës ndëshkimore gjatë studimeve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
01.12.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtina Nga…