Profesorët e Universitetit “Kadri Zeka” pjesë e aktiviteteve të programit EUFORIA

26 janar 2018 | 11:23

Në kuadër të programit të Bashkimit Evropian ERASMUS+, Universiteti “Kadri Zeka” është pjesë e projektit EUFORIA, i cili ka për qëllim që të ngritë kapacitetet e universiteteve për të përshtatur planet e studimit në harmoni me nevojat e tregut.

Në vazhdën e aktiviteteve të këtij projekti, në Nottingham të Mbretërisë së Bashkuar, gjatë kësaj jave po mbahet punëtoria për zhvillimin e kurrikulës, e organizuar nga profesorët e Nottingham Trent University dhe ata të Sttafordshire University.

Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në këtë program po marrin pjesë: Prorektori për Buxhet dhe Financa,  Naim  Mustafa, Prodekani i Fakultetit Ekonomik, Xhevat Sopi dhe profesori nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Artan Dërmaku.

Në kuadër të punëtorisë, janë mbajtur sesione për zhvillimin e kurrikulës, bazuar në parimet e  Bloom’s Taxonomy, Staffordshire Graduate Attributes, si dhe për modelet e përgatitjes së kurrikulës dhe metodave të vlerësimit sipas praktikës së Nottingham Trent University.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të enjten…