Profesorët Milazim Krasniqi dhe Sali Bashota dekorohen me Medaljen Presidenciale të Meritave
28 tetor 2020
| 12:41
Profesorët Milazim Krasniqi dhe Sali Bashota, janë dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e pareshtur në publicistikën, kulturën dhe arsimin tonë.
“Po ashtu, pas vdekjes, këtë medalje e ndava edhe për shkrimtarin e shquar, Abdullah Konushevci. Si studiues, shkrimtarë dhe publicistë, me punë dhe përkushtim të pandalshëm, të dekoruarit i kanë dhënë frymë të re studimeve albanologjike dhe vlera kombëtare letërsisë shqipe”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.