Profesori amerikan, Ben-Meir: Mos-liberalizimi i vizave nga BE po e rrit ndikimin e Turqisë në Kosovë
Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir, ka hedhur kritika të ashpër ndaj BE-së për mos liberalizim të vizave për kosovarët.
Ai ka thënë se vendimi i BE-së për të vonuar këtë proces do të luajë vetëm në duart e Serbisë dhe Rusisë, por duke mos mundësuar liberalizimin e vizave në këtë vend, BE po lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar të Kosovës.
“Kosova është ende në pritje të liberalizimit të vizave. Vendimi i BE-së për vonimin e këtij procesi do të luajë vetëm në duart e Serbisë dhe Rusisë, por duke mohuar liberalizimin e vizave ndaj këtij vendi, BE-ja po lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar të Kosovës”, ka shkruar Ben-Meir.
Para disa dite edhe ish-ndërmjetësuesi i posaçëm i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka hedhur kritika ndaj BE’së për liberalizim të vizave.