Profesori amerikan e përgëzon Lajçakun për marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi

05 tetor 2021 | 14:11

Profesori amerikan, Edward Joseph, e ka përgëzuar Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat e automjeteve.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, Joseph ka shkruar se kjo ka kontribuar në uljen e tensioneve në veriun e Kosovës. “I nderuar të takohem me Miroslav Lajçakun për diskutime të shkëlqyeshme e të gjera. Përgëzime për ndërmjetësimin e marrëveshjes së shpejtë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.

Miroslav Lajçak po e zhvillon vizitën e tij të parë prej se është në pozitën e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, përmes…