Profesori amerikan: Ja pse kemi frikë se agresioni në Ukrainë do të përhapet në Bosnjë e Kosovë
Shoqata e intelektualëve të pavarur Krug 99 në Sarajevë organizoi një sesion me temën “Pushtimi rus i Ukrainës dhe krimi i agresionit: kriza e sovranitetit për Bosnjë e Hercegovinën”.
David Pettigrew, profesor i filozofisë dhe studimeve të Holokaustit, iu drejtua publikut fillimisht në sesion, i cili iu referua konceptit të krijimit të të ashtuquajturës “bota ruse”, shkruan Klix.ba, përcjell Gazeta Express.
“Është e rëndësishme të theksohet se pushtimi i Federatës Ruse dhe kryerja e krimit të agresionit kundër Ukrainës, u motivua nga konceptimi ideologjik i ‘botës ruse’. Ky vizion është pjesërisht imperialist, pjesërisht fashist dhe pjesërisht gjenocidal. Sipas ‘botës ruse’, Ukraina nuk ekziston, por është vetëm diçka si një tampon ose ‘ind i butë’ midis Rusisë dhe Perëndimit. ‘Bota ruse’ i bën jehonë Ballkanit përmes ‘botës serbe’, një koncept i riemërtuar i ‘Serbisë së Madhe’, e cila karakterizohet nga një dizajn i ngjashëm imperialist në raportin e saj me Bosnjën. Ideja e ‘Serbisë së Madhe’ u mbështet nga memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve nga viti 1986”, tha Pettigrew.
Ai iu referua edhe veprimeve të deri vonë ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin.
“Deri para pak kohësh, ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka promovuar ‘botën serbe’ duke thënë se ‘krijimi i botës serbe është një proces që nuk mund të ndalet’ dhe duke theksuar se është e rëndësishme që të gjithë serbët, pavarësisht se ku jetojnë, të jenë të bashkuar.’ “Bota ruse” dhe “bota serbe” (ish “Serbia e Madhe”) kanë çuar në agresion – ideologjik dhe real – ndaj sovranitetit të Ukrainës dhe Bosnjës”, tha profesori.
Ai gjithashtu theksoi se ekziston një tjetër “botë” që po kërcënon.
“Prandaj, ne kemi frikë se agresioni aktual kundër Ukrainës mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, kryesisht në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë”, theksoi Pettigrew.