Profesori britanik për Specialen: Po harrohet kush ishte viktima e kush agresori në luftën e fundit në Kosovë
Kritik në punën e Gjykatës Speciale është treguar profesori nga Westminster University Aidan Hehir.
Hehir ka thënë se po harrohet se kush ishte viktima e kush agresori në luftën e fundit në Kosovë.
Derisa Gjykata Speciale po intensifikon punën e saj dhe së shpejti pritet të fillojnë gjykimet e para, kritikat ndaj saj nuk po pushojnë.
Profesori nga Westminster University Aidan Hehir thotë se Specialja është një gjykatë e imponuar nga ndërkombëtare dhe nuk po përshtatet me parimet e drejtësisë.
“Gjykata Speciale nuk përshtatet me parimet e drejtësisë tranzicionale. Askush nuk mund ta mohoj se gjëra të rënda në Kosovë kanë ndodhur pas ndërhyrjes së NATO-s dhe ardhjes së UNMIK-ut. Për mua kjo gjykatë është shumë problematike. Mund të them se ndërkombëtaret ushtruan diktat mbi Kosovën për të formuar Specialen”, deklaroi Hehir për Rtv Dukagjini.
Njohësi i çështjeve të drejtësisë akuzon perëndimin se po ledhaton Serbinë, pasi sipas tij në luftën e fundit në Kosovë agresori ishte Serbia.
“Krimet serbe nuk janë adresuar si duhet. A e dimë se ku janë trupat e personave të pagjetur. Përgjigja është jo. Përgjegjësia kryesore për krimet e bëra, shkatërrimet dhe depërtimet i takon Serbisë. Pse Serbia nuk i është nënshtruar një presioni të tillë. Në një far forme Serbia ka qenë e ledhatuara e perëndimit. Shumë njerëz që i kam takuar në Serbi e pranojnë që në Kosovë kanë ndodhur gjëra të tmerrshme dhe se është ushtruar dhunë e madhe ndaj pakicave”, deklaroi tutje Hehir.
Hulumtuesi thotë se edhe ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po ndodhin në botë, kanë pasur ndikimin e tyre në situatën politike në Kosovë.