Profesori Donik Sallova aderon në Vetëvendosje

13 maj 2019 | 12:09

Doktori i shkencave politike Donik Sallova sot është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Me këtë rast lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se me Donikun Vetëvendosje është më e fuqishme në mendim dhe më e sigurt në veprim drejt sfidave dhe fitoreve të reja.

“Donik Sallova është doktor i shkencave politike. Ai sot u anëtarësua në Lëvizje. Bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, e mirëpritëm në selinë qendrore”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kurti ka treguar se nga viti 2013 Donik Sallova punon si profesor në Fakultetin e Administratës Publike të Kolegjit AAB.

Studimet themelore për shkenca politike i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ato postdiplomike për teori politike në Universitetin e Tiranës.

“Doniku është 32 vjeçar. Në vitin 2017, ai ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës me temën “Politika e ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar”. Prej shumë vitesh është kontributor në opinionin publik si politolog me analiza, kolumne dhe opinione për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe trevat tjera shqiptare. Ka të botuar disa artikuj shkencorë me tematika mbi çështjet e identitetit kombëtar, decentralizimit etnik në Kosovë, politikave denacionalizuese të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, sfidave të shtetndërtimit të Kosovës dhe domosdoshmërisë së bashkimit kombëtar etj”, ka shkruar Kurti.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Belly Dance njihet në Lindjen e Mesme si “raks sharqi”…