Profesori i Bujqësisë, Imer Rusinovci i bashkohet PDK-së
Profesori dhe ish-kandidati i AAK-së për deputet, Imer Rusinovci, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, ka thënë se së bashku me Rusinovcin do ta zhvillojnë bujqësinë e Kosovës.
“Një prej ekspertëve më të mirë bujqësor në vendin tonë, ish-kandidati i AAK-së për deputet, profesori Imer Rusinovci, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Imer! Bashkë do ta zhvillojmë bujqësinë. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë. #PDK112”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.215840038591210/1370600213115181/?type=3&theater