Profesori i Gjeodezisë: Demarkacioni me Malin e Zi nuk zgjidhet duke përdorur poltikat partiake
Profesori i Gjeodezisë, Përparim Ameti, ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi apo shënimi final i vijës kufitare nuk zgjidhet në dobi të Kosovës duke përdorur poltikat partiake.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kjo çështje shtetërore e ndau popullin, jo sipas interesave kombëtare, por sipas bindjeve politike.
“Andaj nëse vazhdojmë keshtu do ta kemi rezultatin negativ dhe kjo temë duket se do të përdoret në çdo fushatë zgjedhore”, ka shkruar Ameti.
Postimi i plotë i tij:
Demarkacioni me Malin e Zi apo shënimi final i vijës kufitare nuk zgjidhet në dobi të Kosovës duke përdorur politika partiake.
Kjo çështje shtetërore e ndau popullin, jo sipas interesave kombëtare, por sipas bindjeve politike.
Andaj nëse vazhdojmë keshtu do ta kemi rezultatin negativ dhe kjo temë duket se do të përdoret në çdo fushatë zgjedhore.