Profesori i gjuhës shqipe, Mentor Bajraktari: Bashkëpunimi mes shkollave, një model suksesi për arsim cilësor

10 maj 2023 | 15:16

Mentor Bajraktari, profesor i gjuhës shqipe në shkollën fillore të mesme të ultë “Fehmi dhe Islam Kastrati” Kishnarekë të Drenasit ka bërë me dije se kjo shkollë është vëllazëruar me shkollën fillore të mesme të ulët “Gjergj Kastrioti” në Llazicë të Malishevës.

Ai ka treguar për bashkëpunimin që kanë të dyja shkollat në projekte të ndryshme, shkruan “Epoka e re”.

“Me nxënësit tonë kemi shkëmbyer përvojat më të përshtatshme, ku duke hedhur ide hartojmë projekte të suksesshme dhe i zbatojmë më përpikëri njëra më tjetrën. Pos vizitave të punës të njëri – tjetri me aktivitetet letrare e artistike, traditë janë bërë vizitat reciproke për festat kombëtare, kulturore si dhe ditës së shkollës. Nxënësit më edukatën dhe inteligjencën e tyre dinë se si të fitojnë respekt, duke krijuar një mjedis pozitiv me njëri – tjetrin në të dy shkollat”.

May be an image of 13 people and text

Sipas tij, bashkëpunimi mes shkollave është një model suksesi për arsim cilësor.

“Sot, ne së bashku me nxënës të shkollës sonë morëm pjesë në ditën e shkollës së tyre me këngë, valle dhe recitime. Atje gjetëm një pritje shumë të ngrohtë nga drejtori z. Fadil Javori dhe i gjithë stafi i shkollës. Ishte një ditë e veçantë, e bukur dhe e gëzueshme për të gjithë të pranishmit. Ky model bashkëpunimi po bëhet gjithnjë e më tërheqës për nxënësit”, ka thënë profesori i gjuhës shqipe në shkollnë fillore e mesme e ultë “Fehmi dhe Islam Kastrati”, Mentor Bajraktari.

May be an image of 9 people, hospital and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin kur Republika turke shënon 100-vjetorin, shteti po vëzhgohet…