Profesori i historisë, Ilir Memedi, në përkrahje të simbolit të lulëkuqes

10 janar 2023 | 11:51

Profesori i historisë në Universitetin e Tetovës, Ilir Memedi, ka përkrahur iniciativën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Në një postim të tij të rrjetin social “Facebook” ai ka shkruar: “Përkrahje e padiskutueshme dhe njëherit apel për të përligjur në mënyrë institucionale iniciativën e Qendrës “ Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, lulëkuqja me katër petale të zyrtarizohet si simbol unik në shërbim të kujtesës kolektive kombëtare dhe qytetërimit botërorë”.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e falënderon profesor Ilir Memedin për këtë përkrahje të rëndësishme për si dhe për kontributin e tij në Universitetin e Tetovës si një vatër e dijes dhe edukimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasuritë natyrore të Kosovës, njihen dhe zënë vend edhe më…