Profesori i UP-së, politikanëve: E keni degjeneruar gjuhën politike, tash përballuni me pasojat
Profesori I Universitetit të Prishtinës Gëzim Selaci iu ka bërë një thirrje të gjithë politikanëve dhe njerëzve që ofendojnë, etiketojnë dhe përdorin retorika për persona të caktuar në Kosovë për të braktisur degjenerimin e gjuhës politike.
Sipas tij, kjo gjuhë edhe mund të jetë efikase për ta shkatërruar kundërshtarin, por që sipas tij kostoja e kësaj gjuhe është e lartë sepse e dëmton rëndë jetën politike.
“Asnjë politikan nuk eshte pa pergjegjesi dhe pa faj qe ka degjeneru gjuha politike ne kete derexhe. Pavaresisht nese je politikan i VV-se, i PDK-se, i LDK-se a i AAK-se, nuk mundesh me u shfajesu tash kur kjo gjuhe po shperndahet te qytetaret, sepse je vete ti ai/ajo qe je sherby me te ne menyre aktive a pasive dhe e ke ushqy ate”, ka shkruar Selaci.
Prandaj, sipas Selacit ata që kanë etiketuar politikanët e mediat kosovare dhe analistët i kanë vetëm tri rrugë.
Denoncimin e të akuzuarit duke ofruar prova, braktisjen e akuzave të tilla ose marrjen e pergjegjesise për çfarëdo që rezulton nga retorikat që përdoren nga këta individë që e degjenerojnë gjuhën politike.
Ky është statusi i plotë i Selacit:
Thirrje drejtuar politikaneve per te braktisur degjenerimin e gjuhes politike
Strategjia demobilizuese e zerave mospajtues dhe opozitare duke i delegjitimuar ata si tradhti kombetare ose qendrime pro-serbe, e te ngjashme, kalon cdo kufi te debatit politik te hapur e demokratik.
Mund te jete efikase per ta shkaterruar kundershtarin, prandaj edhe pelqehet nga politikanet dhe militantet e tyre, por kostoja e saj eshte e larte, duke qene se e demton rende jeten politike.
Lideret politike duhet ta braktisin perfundimisht kete retorike si vegel politike dhe te distancohen qartazi e te denojne kategorikisht gjuhen e stilit: jo, une patriot gjak shqiptari, jo, ti tradhtar gjak serbi.
Asnje politikan nuk eshte pa pergjegjesi dhe pa faj qe ka degjeneru gjuha politike ne kete derexhe. Pavaresisht nese je politikan i VV-se, i PDK-se, i LDK-se a i AAK-se, nuk mundesh me u shfajesu tash kur kjo gjuhe po shperndahet te qytetaret, sepse je vete ti ai/ajo qe je sherby me te ne menyre aktive a pasive dhe e ke ushqy ate.
Prandaj, nese je ai/ajo qe i ke thene hashimit a ises, argat i serbise, albinit, agjent i rusise, gazetarit, mercenar i serbise, komentatorit politik, i shitur i serbise, ose i ke lene vetem dy mundesi politike: ja me uçk-ne, ja me milloshevicin; ja me rugoven, ja me serbine; ja me albinin, ja me vucicin, e pislleqe tjera, ose i perket nje partie a organizate politike qe i kane thene keto per rivalet ose kritiket politike, i ke tri rruge:
– ja ta denoncosh te akuzuarin duke ofru prova,
– ja te braktisesh e distancohesh nga akuzat e tilla,
– ja te bartesh pergjegjesi per cfaredo qe rezulton nga kjo retorike.
Per hir te kultures se komunikimit demokratik, lirise se opinionit dhe te sigurise se qytetareve, ndaloni kete gjuhe, duke e braktisur ate dhe duke u distancuar nga perdoruesit e saj! Kthejuni politikes!