![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0865.jpeg)
Profesori i UP-së: Të gatshëm ta ndihmojmë KQZ-në, ka ardhur koha për votim online
Derisa askush nuk po e mban përgjegjësinë për dështimin e sistemit online të KQZ-së për vendosjen e rezultatetve të zgjedhjeve, dikush u shpreh vullnetar që t’i dalë në ndihmë këtë komisioni.
Profesori i Faklutetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, Blerim Rexha, tha për Kiksin se do e pranonin me kënaqësi ftesën e KQZ-së për të ndihmuar në hetimin dhe zbardhjen e sulmit kibernetik që iu bë webfaqes së këtij institucioni, transmeton klankosova.tv.
”Fakulteti jonë ka një institut që merret pikërisht me kërkime dhe me kënaqësi e kishim pranu ftesën që t’i asistojmë KQZ-së për çfarëdo hetimi, auditimi të pavarur për ta zbardhur rastin, jo vetëm unë, por tani janë shprehur të gjithë akterët. Përndryshe, Kosova vitin e kaluar ka marrë pjesë në Garën e Sigurisë Kibernetike, edhe këtë vit kemi filluar përgatitjet, kemi të rinj dhe të reja për këtë fushë, të cilët besoj sikur edhe të tjerët, janë në shërbim të vendit”.
Në një intervistë për emisionin Kiks Kosova, profesori përmendi edhe sistemin e votimit online, propozimin për të cilin thotë se katedra e tij e ka bërë që në vitin 2011.
Ai pohon se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për një sistem të tillë, i cili rezultatin e zgjedhjeve e nxjerrë për 20 minuta.
”Në vitin 2011, në fakultetin tonë, të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, kemi bërë një promovim të votimit elektronik dhe kemi thënë që atëherë që rezultatet mund të shpalleshin për 20 minuta edhe për deputetët”.
”Votimi online nuk është diçka që ne e kemi thënë vetëm nga shkenca, ne këtë e kemi demonstruar live në vitin 2011, se si kish me qenë kjo në Kosovë sepse Kosova nga aspekti teknik i plotëson të gjitha kushtet edhe për autentikimin e qytetarëve. Rëndësia kryesore me ditë që ti je personi që po thu që je dhe për këtë, Kosova ka dokumentin e vet biometrik me të cilin në mënyrë unike identifikohet secili qytetar, të cilin mund ta kishim përdor edhe për votim elektronik”.
”Mendoj që ka ardhë kohë për votim online dhe duhet të fillohet me disa komuna ndoshta të vogla që ta fitojmë besueshmërinë sepse raste si ky e minon komplet besueshmërinë e procesit zgjedhor. Në raste si ky ne themi, shyqyr që e kemi letrën dhe kthehemi te letra, por kjo është një note e keqe për krejt komunitetin tonë të ICT-së dhe që dojmë të provomovojnë teknologjinë”.