Profesori Kujtim Frrokaj iu bashkua Nismës Socialdemokrate në Gjakovë
Nismës Socialdemokrate dega në Gjakovë, sot iu bashkua profesor Kujtim Frrokaj.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha.
“Kontributi i prof. Frrokaj në Nismën Socialdemokrate do të jetë i mirëseardhur për avancimin e vlerave socialedemokrate që i duhen shoqërisë tonë. Z. Frrokaj dhe të gjithë ata që zgjedhin Nismën Socialdemokrate do të kenë hapësirën dhe mbështetjen e nevojshme për të çuar përpara projektet që janë në të mirë të qytetarëve të Gjakovës”, ka shkruar Fazli Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se Nisma Socialdemokrate është parti e cila u rri afër qytetarëve.
“Si subjekt politik po tregojmë shembull se si qeveriset në nivel lokal dhe atë qendror. Mirë se erdhe në Nisma Socialdemokrate, profesor Frrokaj”, ka shkruar Hoxha.