Profesori Mensut Ademi aderon në PDK
Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i është bashkuar sot profesori universitar i fushës së sigurisë, Mensut Ademi.
Ai është pritur në selinë qendrore të PDK-së nga kryetari Kadri Veseli, i cili i ka ofruar bashkëpunim dhe angazhim.
Veseli ka thënë me këtë rast se PDK-së çdo ditë po i bashkohen kuadro të reja të arsimuara dhe nga profesione të ndryshme, pasi e shohin platformën Dekada e Re si garancë të zhvillimit të shtetit.
Ai ka deklaruar se procesi zgjedhor në Partinë Demokratike po dëshmon hapjen dhe forcimin e partisë.
Nga ana e tij, profesori Ademi ka deklaruar se ndihet krenar që është bërë pjesë e Partisë Demokratike e cila siç tha ai, ka dëshmuar se është forca më e madhe dhe më e qëndrueshme politike që garanton zhvillimin e vendit.
Sipas njoftimit të PDK-së, prej fillimit të procesit zgjedhor, PDK-së i janë bashkuar mijëra anëtarë të rinj të profesioneve dhe profileve të ndryshme.
/Epoka e re/