Profesori Richard Hall po qëndron në UP, do të mbështesë Këshillin e Etikës

20 maj 2024 | 15:28

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, dhe prorektori prof. Faton Berisha, e mirëpritën profesorin dr. Richard Anthony Spurgeon Hall, i cili po qëndron në UP, për të mbështetur Këshillin e Etikës të universitetit, në kuadër të programit Fulbright Specialist, të financuar nga qeveria amerikane.

Dr. Hall, koordinator dhe profesor i Filozofisë dhe Etikës në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut në Fayetteville, ka një karrierë të gjatë dhe të pasur akademike.

Me një formim të gjerë në filozofi, ai ka mbaruar studimet në Universitetin e Bostonit, Universitetin Dalhousie dhe Universitetin e Torontos, ku ka marrë titullin Ph.D.

Gjatë qëndrimit të tij në Universitetin e Prishtinës, dr. Hall do të ndihmojë në çështje të ndryshme si transparenca, shqyrtimi i rasteve në kohë dhe shumë të tjera që lidhen me Këshillin e Etikës.

Ai do të sjellë ekspertizën e tij të gjerë në çështje të etikës akademike, për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të praktikave më të mira institucionale brenda universitetit.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e standardeve akademike në UP, duke sjellë një perspektivë të re dhe përvojë ndërkombëtare.

Prof. Hall do të qëndrojë në UP gjatë tre muajve të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shumë orësh kërkimi dhe në mot të lig, ekipet…