Profesori Rusinovci: Çdo pagë mujore mbi 2 000 euro ishte dashur të tatimohet 50 për qind
24 janar 2019
| 10:24
Profesori universitar, Imer Rusinovci, ka komentuar rreth Projektligjit për pagat.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se një kriter i veçantë në Ligjin e pagave duhet të jetë limiti i pagave (i cili kriter mungon).
Rusinovci ka theksuar se duke pasur paraysh gjendjen ekonomike në vend, çdo pagë mujore mbi 2 000 euro ishte dashur të tatimohet 50 për qind, raporton “Epoka e re”.
“Nëse e kemi pikësynim funksionalizimin e shtetit, një kriter i veçantë në Ligjin e pagave duhet të jetë limiti i pagave (i cili kriter mungon). Duke pasur paraysh gjendjen ekonomike që kemi në nivel vendi, çdo pagë mujore mbi 2000 euro ishte dashur të tatimohet 50 %.