Profesori Smajljaj ka nëntë pyetje për përgjegjësit e politikës së jashtme të shtetit tonë
Profesori Avdi Smajljaj ka bërë nëntë pyetje për përgjegjësit e politikës së jashtme të shtetit tonë.
Ai ka theksuar se këto pyetje legjitime që ka parashtruar mund të mos i bëjnë përshtypje politikanëve që vetveten e shohin më lartë se shteti.
“1. A ka ministria dhe qeveria strategji dhe plan veprimi për rritjen e numrit të njohjeve?”, është pyetja e parë e profesorit Smajljaj.
Ndërkaq në pyetjen e dytë ai do të di nëse ka MPJ dhe qeveria strategji dhe plan veprimi për t’i bërë ballë politikës së Serbisë e cila është ndikuar te shtetet që se kanë njohur Kosovën që të mos e njohin Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Disa pyetje për përgjegjësit e politikës së jashtme të shtetit tonë:
1. A ka ministria dhe qeveria strategji dhe plan veprimi për rritjen e numrit të njohjeve?
2. A ka ministria dhe qeveria strategji dhe plan veprimi për t’i bërë ballë politikës së Serbisë e cila është ndikuar te shtetet që se kanë njohur Kosovën që të mos e njohin Kosovën?
3. A ka ministria dhe qeveria strategji dhe plan veprimi për t’i bërë ballë politikës së Serbisë për të ndikuar te shtetet që e kanë njohur Kosovën e që mund të ndryshojnë pozicionin e tyre, të tërheqin njohjen, ngrijnë njohjen, pezullojnë njohjen?
4. Nëse ka strategjitë dhe planet e veprimit të lartëpërmendurve, ateherë ku kanë çaluar ato, janë të mangëta, jo të duhura, ose nuk zbatohen si duhet?
5. Cilat është niveli i marrëdhënieve të shtetit tonë me shtetet që Serbia po pretendon se e kanë tërhequr njohjet?
6. Sa vizita të ndërsjellta diplomatike janë bërë me këto shtete në vitet e fundit?
7. Sa dhe çfarë marrëveshje ka bërë Kosova me këto vende?
8. Çfarë përfaqësimi diplomatik ka Kosova në këto vende?
9. Çfarë kontaktesh ka kuvendi jonë, institucionet, bizneset, OJQ-të, etj. me institucionet relevante në këto vende?
Ne nuk mund ta ndalim dhe nuk jemi përgjegjës për çfarë bën Serbia në diplomacinë e saj, por jemi përgjegjës me kushtetutë për punët tona, të cilat si duket nuk i kemi kryer.
Këto pyetje legjitime mund të mos i bëjnë përshtypje politikanëve (ose nuk mërziten, nëse e përdorim fjalorim e ministres së MPJ), që vetveten e shohin më lartë se shteti dhe interesat e qytetarëve, por ne si qytetar të paktën e kemi obligim t’i ngrisim këto çështje, sepse po e prekin shtetin e të tashmën e të ardhmën tonë.