Profesori Smajljaj: Problem në arsimin e lartë është cilësia, jo pagesa

17 shtator 2021 | 15:31

Profesori universitar, Avdi Smajljaj, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti se nga 1 tetori arsimi publik në nivelin bachellor dhe master do të jetë pa pagesë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se problemi esencial në arsim është cilësia dhe jo pagesa simbolike e semestrave.

Sipas tij, kryeministri me arsimin falas nuk po trajton problemet që ka arsimi.

“Meqenëse jam marr dhe vazhdoj të merrem me çështjet e arsimit, e ndiej obligim qytetarë të reagoj ndaj ‘reformës’ në arsim të quajtur arsimi falas.  Z. Kryeministër, problemi esencial në arsim, përfshi arsimin e lartë në Kosovë është CILËSIA, jo pagesa prej 25 Euro për 6 muaj në një semestër. Me arsimin falas ju nuk po trajtoni problemet që ka arsimi, për ti zgjidhur ato për të mirën e vendit e shoqërisë.  Kjo pagesë nuk është fare në listën e problemeve që ka arsimi. Kjo është çështje e politikave sociale jo politikave të arsimit. Të lutem më thuaj si e përmirëson CILËSINË në arsim, heqja e pagesës prej 25 euro për semestër?”, ka shkruar Smajljaj.

Postimi i plotë i profesorit Smajljaj:

Meqenëse jam marr dhe vazhdoj të merrem me çeshtjet e arsimit, e ndiej obligim qytetarë të reagoj ndaj ‘reformës’ në arsim të quajtur arsimi falas.
Z. Kryeministër, problemi esencial në arsim, përfshi arsimin e lartë në Kosovë është CILËSIA, jo pagesa prej 25 Euro për 6 muaj në një semestër.
Me arsimin falas ju nuk po trajtoni problemet që ka arsimi, për ti zgjidhur ato për të mirën e vendit e shoqërisë.
Kjo pagesë nuk është fare në listën e problemeve që ka arsimi. Kjo është çështje e politikave sociale jo politikave të arsimit.
Të lutem më thuaj si e përmirëson CILËSINË në arsim, heqja e pagesës prej 25 Euro për semestër?
A e përmirëson mësimdhënien?
A e përmirësin mësimnxënien?
A i shërben zhvillimit të hulumtimeve shkencore, ku Kosova është më së keqi në rajon?
A e lufton plagjiaturën tek mësimdhënësit?
A i zhvillon kompetencat, njohuritë e shkathtësitë te studentët?
A e rrit hapësirën e nevojshme për studentët?
A e përmirëson raportin mësimdhënës/student?
A e rrit mundësinë e qasjes në literaturë të mësimdhësve e studentëve?
A e bën diplomën tonë të krahasueshme të paktën me shtetet që prijnë në rajon?
A i rrit mundësitë e paisjes me laboratore të nevojshme programet përkatëse të studimit?
A i përmirëson shërbimet arministrative që marrin studentët, që janë nën çdo nivel?
Kryeministër, pse nuk ndërmerrni masa për sistemin antiplagjiatë në universitete? Apo, po u pëlqen të bashkjetoni me krimin?
Më mirë do të ishte ta mbaje këtë konferencë me ministrin e politikave sociale, se sa me atë të arsimit.
Kryeministër, nuk do të kishim reaguar sikur të kishim një shtet tjetër alternativë, shteti B, ku mund të vazhdojmë jetën e ku mund ta ndërtojmë të ardhmën e fëmijëve tonë.
Në këtë vend kemi lindur, këtu do të vdesim, e do të përpiqemi pa ndalur ta bëjmë atë më të mirë, pavarësisht çka mendojnë e veprojnë udhëheqësit që ishin dje, janë sot, e do të janë nesër.
Udhëheqësit shkojnë e vijnë e shkojnë, vendi është i yni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada Gjermane në Tirana ka njoftuar se për 4 ditë…