Profesori universitar: “Dialogu ante portas” apo “Grenelli ante portas”?

15 shkurt 2020 | 17:05

Profesori universitar, Resul Sinani, ka bërë një reagim lidhur me dialogun.

Sipas tij, shenjat janë se dialogu për marrëveshjen është shumë afër. Ai thotë se kjo marrëveshje është aq afër sa s’jemi të sigurt se a do të jetë dialog apo veç nënshkrim i një marrëveshjeje, njësoj si marrëveshja për ‘hekurudhat’ dhe për ‘trafikun ajror’.

Reagimin e tij të plotë e gjeni si më poshtë:

‘Dialogu ante portas’ apo ‘Grenelli ante portas’! – (nga Hannibal ante portas!)

Shenjat jane se DIALOGU per arritjen e marreveshjes finale eshte afer, aq afer sa nuk jemi te sigurt a do te jete dialog apo vec nenshkrimi i marreveshjes, njesoj si marreveshja per ‘hekurudhat’ dje, e ajo per ‘trafikun ajror’ para pak kohesh!

Sido qe te jete, SHBA-te e kane caktuar perfaqesuesin e saj special, Grenellin, i cili vec po korr frytet e para te angazhimit te tij.

Edhe BE-ja shpejt do ta caktoje perfaqesuesin e saj special per te njejtin qellim, pra per dialogun Kosove-Serbi.

E, kur caktohen perfaqesues te tille, gjerat jane serioze, nuk mund te neglizhohen e as nuk mund te shtyhen edhe per shume kohe.

Per fat te keq, Kosova ka humbur shume kohe dhe energji ne dy vitet e fundit ne luften e brendshme politike. Sot, ne vend qe te kishim nje skene politike unike ne te gjitha dimensionet per sa i takon ceshtjes se dialogut, kemi nje skene qe nuk flet me nje ze, por qe eshte pike e pese! Kjo nuk na ben mire, vec te shpresojme qe nuk do te na bej as keq.

Sido qe te jete, duke pare shenjat, nuk di nga se te frikesohemi me shume, nga DIALOGU apo nga Grenelli?!

Dilema hamletiane e kohes eshte ‘Dialogu ante portas’ apo ‘Grenelli ante portas’!

P.S.
‘Hannibal ante portas’ eshte thenie qe eshte inspiruar nga bemat e komandantit te Kartaxhenes, Hannibalit dhe ka kuptimin ‘Hanibali eshte para deres’. Ne kohen e tij, prinderit per t’i vene ne gjume, femijeve ju thonin ‘flini se Hanibali para deres’./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Remzo Mustafiq është shpallur boksieri më i mirë i turneut…