Profili i kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku

14 mars 2021 | 13:58

Lidhja Demokratike e Kosovës në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur sot, ka zgjedhur kryetar të ri Lumir Abdixhikun.

Lumir Abdixhiku ka lindur më 22 prill 1983. Abdixhiku përfundoi studimet universitare në Universitetin e Prishtinës; Lumir mori gradën Master i Shkencave në vitin 2006 nga Universiteti Staffordshire në Britani; në fushën e Moralit Fiskal.

Në vitin 2013 ai mori Doktoraturën e tij në ekonomi nga Universiteti Staffordshire pas katër vjet kërkimesh dhe hulumtimesh në fushën e përcaktuesve të evazionit të taksave të biznesit në vendet në tranzicion. Abdixhiku është gjithashtu Drejtori Ekzekutiv i Institutit Riinvest. Ai u bashkua me Institutin në 2005 dhe që atëherë ka qenë i përfshirë në disa projekte kërkimore, avokuese dhe zhvillimore – në Kosovë dhe jashtë saj.

Ai ishte ministër i Infrastrukturës dhe Mjedisit nën Qeverinë Kurti. Para kësaj, Abdixhiku ishte Kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2017-2019.

Në zgjedhjet e vitit 2019, Abdixhiku ishte politikani i 9-të më i votuar në Kosovë dhe filloi mandatin e tij të dytë si deputet i Kuvendit të Kosovës. Aktualisht ai është anëtar i Kryesisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Abdixhiku ka arritur të marrë 190 vota nga 329 delegatë sa kanë votuar.

Abidxhiku kishte kundërkandidat, nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, që numëron disa dekada si pjesë e LDK-së. Kandidat ishte edhe Besian Mustafa, djali i veprimtarit të vrarë të LDK-së, Xhemajl Mustafa./Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spanjë po merr gjithmonë e më shumë kuota mundësia…