Progni ‘driblon’ Prishtinën, prezantohet te Llapi

10 qershor 2022 | 16:30

Sulmuesi Gerhard Progni karrierën futbollistike do ta vazhdojë sërish në Kosovë, por tash e tutje do të djersitë fanellën e skuadrës së Llapit.

Progni ishte në bisedime me Prishtinën, por ai vendosi që t’i “driblon” kryeqytetasit për t’iu bashkuar Llapit. Klubi që drejtohet nga Tahir Batatina e ka cilësuar si një transferim të madh ish-kapitenin e Gjilanit.

“Progni tek Llapi vije si ndihmesë e madhe për fazën e sulmit në prag të ndeshjeve evropiane si dhe edicionit të ri të Superligës”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Njoftimi i plotë i KF Llapit:

Mirësevjen Gerhard Progni!????

Fanellën e Llapit do ta vesh edhe golashënuesi më i mirë i Superligës, Gerhard Progni

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me golashënuesin më të mirë të Superligës, ish-kapitenin e Gjilanit, Gerhard Progni.

Progni tek Llapi vie pas një periudhe 3 vjeçare të kaluar tek skuadra e Gjilanit, tek të cilët në sezonin e fundit ishte edhe kapiten i skuadrës.

Sulmuesi i krahut të djathtë në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura si Partizani, Skënderbeu, Kukesi, Teuta dhe Dinamo.

Progni tek Llapi vie si ndihmesë e madhe për fazën e sulmit në prag të ndeshjeve evropiane si dhe edicionit të ri të Superligës.

Golashënuesi më i mirë i Superligës sot ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me fituesin e Kupës së Kosovës dhe menjëherë ka filluar stërvitjet me grupin e futbollistëve.

Vazhdojmë PROGNI ?

 

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me përplasje në mes të opozitës dhe pozitës është përcjellë…