Prognoza e Shalës: LV-ja fiton 30-35 për qind të votave, PDK-ja dhe LDK-ja jo nën 21-22 për qind
Njohësi i rrethanave politike, Behxhet Shala, ka dhënë një prognozë interesante për zgjedhjet që pritet të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.
Shala në një shkrim autorial të botuar në “Epokën e re”, ka prognozuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i fitojë më shumë se 35 për qind të votave, ndërsa PDK-ja dhe LDK-ja, sipas tij do t’i fitojnë deri në 22 për qind të votave.
Po ashtu, Shala ka parashikuar se koalicioni AAK-Nisma do t’i fitojë në mes të 8.5 dhe 9.5 për qind të votave.
“Votat: LV-ja: 30-35 për qind, kurse LDK-ja dhe PDK-ja jo nën 21 – 22 për qind. AAK – NISMA do të sillet midis 8.5 – 9.5 për qind. Kjo përqindje varet nga lista e propozuar për deputetë, nëse riciklohen kuadrot e vjetra partiake, të parapaguara për poste dhe pushtet, përqindja ulet. Si shembull e marr PDK-në. Nëse nuk e vendosë në 10 e parë Përparim Grudën, nënkupton se nuk respekton dhe vlerëson vlerat që e bënë diferencën në fushën e drejtësisë dhe demokracisë. Kjo vlen edhe për LDK-në. Por, me një siguri mbi 90 për qind e them se listat do të jenë riciklim i zgjedhjeve paraprake. Këtu LV-ja krijon epërsi. Të rrojmë, të mbijetojmë deri në atë kohë e të shohim!”, ka prognozuar Shala në shkrimin autorial.
Shkrimi i plotë autorial i Behxhet Shalës:
Koalicionet normale dhe jonormale për zgjedhjet e 9 shkurtit