Programi “Coca-Cola përkrah Rininë” i hapur për pranimin e aplikimeve
Programi i dedikuar për fuqizimin e të rinjve në Kosovë, “Coca-Cola përkrah Rininë”, ka filluar me pranimin e aplikimeve për këtë vit. Më konkretisht ky program ofrohet falas dhe ka për qëllim aftësimin e të rinjve për treg të punës dhe vetëpunësim.
Programi I njëjtë është është implementuar në Kosovë edhe vitin e kaluar dhe ka tejkaluar pritshmëritë, andaj këtë vit sipas organizatorëve është vendosur që të rritet numri i të rinjve që do të trajnohen.
Trajnimet në këtë fazë do të organizohen në Ferizaj, Pejë dhe Prishtinë. Nën sloganin ‘Mëso, Zbato, Vepro’ trajnimet do të zgjasin tri ditë për secilin grup, ku pjesëmarrësit do të ndahen në 20 grupe me nga 30 pjesëmarrës, që është numri optimal për ndjekjen dhe pjesëmarrjen në trajnim të këtij lloji.
Aplikimi ka filluar me 20 Gusht dhe do të zgjasë deri më 24 Shtator. Gjithsej në këtë fazë organizohen 10 trajnime, për 5 javë sa edhe zgjatë programi.
Coca-Cola HBC Kosova inkurajon të rinjtë që të aplikojnë në programin “Coca-Cola përkrah Rininë”.
Aplikimi mund të bëhet këtu: https://bit.ly/2OXiap4