Programi i BE-së ‘Tregu i përbashkët’, Hajdari: Hap drejt anëtarësimit, përfitojmë 4.2 miliardë euro

18 maj 2023 | 15:25

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka mbajtur konferencë për medie për në Programin e Bashkimit Evropian (BE) “Tregu i përbashkët”.

Me këtë rast, Hajdari ka thënë se kjo marrëveshje është hap drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ministrja Hajdari ka thënë se Kosova nga kjo marrëveshje është përfituese e 4.2 miliard eurove.

“Kosova do të jetë përfitues nga kjo marrëveshje në vlerë 4.2 miliardë euro. Më 11 maj e kemi nënshkruar marrëveshjen në Bruksel. Përfshija në këtë program që do të zgjasë deri në vitin 2027 është hap drejt integrimit në BE. Ky është programi më i madh i BE-së. Bizneset pos që vet mund të jenë përfituese mund të jenë edhe bashkëpunuese me kompanitë dhe organizatat nga vendet e tjera”.

“Bizneset dhe organizuat kanë pasur mundësi të aplikojnë nga viti 2021. Kosova si palë do të paguajë një kontribut varësisht zhvillimit ekonomik, mbi 64 mijë euro për vitin 2023”, ka thënë Hajdari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…