Programi i Qeverisë Kurti, rinis seanca e Kuvendit
17 maj 2021
| 15:19
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë rikthyer në sallën e mbledhjeve plenare, ku është duke u debatuar për programin qeverisës, i cili paradite është prezantuar nga kryeministri Albin Kurti.
Kujtojmë se ky program është lavdëruar nga deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, por jo edhe nga ata atyre të opozitës, shkruan “Epoka e re”.