Programi Nacional për Rininë ka marrë mbështetjen e spektrit politik
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport (KNKRS), Rexhep Hoti, ka bërë me dije se KNKRS-ja ka filluar përgatitjet për fillimin e garave të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe Sport.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se janë në fazën e zbatimit të këtyre garave nëpër të gjitha shkollat e vendit pa dallim.
Hoti ka theksuar se Programi Nacional për Rininë është programi i parë në përmasa të tilla që ka marrë mbështetjen e të gjithë spektrit politik të vendit si nga pozita, po ashtu edhe nga opozita.
Ai ka mohuar zërat se hartimi i Programit Nacional është bërë pa konsultime paraprake me institucione përkatëse dhe pa përfshirjen e ekspertëve, psikologëve dhe pedagogëve.
Hoti ka treguar se KNKRS-ja ka nënshkruar 40 marrëveshje, prej të cilave 29 janë marrëveshje bashkëpunimi me komunat e Kosovës, dy marrëveshje rajonale, një marrëveshje ndërkombëtare, gjashtë marrëveshje me universitete si dhe dy marrëveshje me kolegje.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)